Poetic-Verses from ATHANASE

POEMS (Albanian)



Translated into Albanian by the Albanian poet Jeton Kelmendi

Traduit en albanais par le poete Jeton Kelmendi

Biografia: Athanase Vantchev de Thracy
Athanase Vantchev de Thracy ėshtė pa dyshim njėri nga poetėt mė tė mėdhenj bashkėkohės francezė.I lindur mė 3 janar 1940, nė Haskovo tė Bullgarisė, ky poliglot me kulturė tė jashtėzakonshme ndjek pėr shtatėmbėdhjetė vjet me radhė studime tė larta nė disa nga universitetet mė tė njohura tė Evropės, ku ai fiton njohuri tė thella pėr poezinė botėrore.

Athanase Vantchev de Thracy ėshtė autor i 28 pėrmbledhjeve me poezi (tė shkruara nė varg klasik dhe tė lirė), ku ai pėrdor gjithė spektrin e prozodisė : epopenė, odėn, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitė, rondon, satirėn, hymin, ιpigramin, epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu njė numėr monografish si dhe punimin e doktoraturės, Simbolika e dritės nė poezinė e Paul Verlaine-it. Nė bullgarisht, ai shkruan njė studim pėr shkrimtarin epikurian Pιtrone, tė mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i Neron-it, autor i romanit Satirikon, si dhe njė studim nė gjuhėn ruse me titull Poetika dhe metafizika nė veprėn e Dostojevskit. Duke qenė njė njohės shumė i mirė i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy shkruan mjaft artikuj pėr poezinė greke e latine. Kurse gjatė qėndrimit tė tij prej dy vjetėsh nė Tunizi, ai boton njėra pas tjetrės tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – i fejuari i kaltėrsisė dhe Mozaikėt e qytetit tė Thysdrus-it.

Ai studion pėr shumė vite me radhė islamin dhe vendet e Lindjes si Sirinė, Turqinė, Libanin, Arabinė Saudite, Jordaninė, Irakun, Egjiptin, Marokun, Tunizinė, Mauritaninė dhe Taxhikistanin, ku kalon edhe njė pjesė tė jetės sė tij. Nė kėtė periudhė, ai pėrshtat nė gjuhėn frėnge veprėn historike tė Mustafa Tlass-it Zenobie, mbretėresha e Palmyre-it.

Ai qėdron gjithashtu dy vjet nė Rusi (1993-1994) pėr tė studiuar poezinė ruse. Pėrkthyes i njė plejade tė tėrė poetėsh, Athanase Vantchev de Thracy ėshtė nderuar me shumė ēmime letrare e ndėrkombėtare, midis tė cilėve me Ēmimin e Madh Ndėrkombėtar tė Poezisė Solenzara. Ai ėshtė laureat i Akademisė Franceze, anėtar i Akademisė Evropiane tė Shkencave, Arteve dhe tė Letėrsisė, Docteur honoris causa i Universitit tė Veliko Tarnovo-s, nė Bullgari, laureat i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Francės, anėtar i P.E.N Club-it francez, i Shoqatės sė Shkrimtarėve francezė si dhe i Shtėpisė sė Shkrimtarėve dhe tė letėrsisė nė Francė. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja.

Vepra poetike:

- Flakėrime (1970).
- Hije e marrėzi (1971).
- Polyhymnia (1981)
- Libri i transparencave (1981)
- Orė e Stinė (1981)
- Ti, Virgjėreshė e zjarrit (1985), ribotuar mė 2001 dhe 2002
- Oaz, fytyra drite (1986)
- Strofa pentacorde(1986)
- Animula vagula, blandula (1986)
- Sonetet e Damaskut (1987)
- Elozh drite (1987)
- Libėr pėr oktavat (1987)
- Leptis-Minor (sonete romane)
- Pėrmbi Fjalėt (1988)
- Anamnezė (1991), ribotim i zgjeruar(2006)
- Vetmia e Tridhjetė (1992)
- Trallisje, pasuar nga Shkėlqimet (1992)
- Kėngė homofonike (1997)
- Zėra tė bukur antikė (2000)
- Befas, njė drithėrimė ėngjėllore (2000)
- Momente pėrjetėsie (2001)
- Anale dhe pėrshpirtje (2002
- Epopteia ( Soditje sublime) 2003.
- Elegji (2003)- Ora e Nėntė (2004)
- Mėshirė, o Zot (2005)
- Kėshtu bėhen njerėzit (2006)
- Dhe deti kthehej nė kėngė (2007)

I.

DHEMBSHURI

Carolina di Gregorio-s
Sa i kthjellėt ėshtė ky mėngjes, e ėmbla ime, Carolina,
Kėtė e dinė edhe trishtilat qė luajnė
Kukafshehtas me flladin si pėlhurė xixėlluese.
Zėra fėmijėsh gjallojnė lumturisht rrugėve
E shpėrthejnė si kėmbana kristali Nė ajrin e tejdukshėm.
E qeshur, ti shtrin nga dritarja krahėt e tu Tė Tė brishtė drejt gėzimit tė padukshėm
Nga kraharorėt e tyre fėrgėllues,
Dhe ndjesitė e tua, nėn puthjet e pastėrvitura
Tė diellit adoleshent
Rezonojnė si kordat
E harpės!
Mos u pėrkul mė tepėr drejt
Hapėsirės sė dritares,
Engjėlli im i Bukurisė!
Ti mund tė biesh nė greminė
Nga zemra ime, ku vetėm ti,
Nė kėtė pranverė tė qeshur,
E veshur me zefir e trėndafilė,
Mbretėron si Afėrditė,
E madhe, e panėnshtruar,
Perėndeshė e pashoqe
E Bukurisė, e Dashurisė
Dhe e Dhembshurisė!

Paris, e martė, mė 24 shkurt 2004


II.

FJALĖ KALTĖRSIE

Stephen-it

« Kėrkoj pa pushim sytė e asaj
Qė ishte pėr mua aq e bukur »

Perandori Wou

Ne e donim detin, valėt e qeta tė ujit
Gjelbėrimin mahnitės tė fushave e kodrinave Librin e qetėsisė dhe muzikėn hyjnore
Tė vargjeve tė Teokritit nė hije tė pemėve lulebardha

Fleurigny – Touques, kėtė tė martė tė 1 janarit 2008


III.

HYR DHE NDIZE DRITĖN

"My God, what is a heart?"

George Herbert-it (1593-1633)

Hyr e ndize dritėn dhe qesh ! Kėnga e ėmbėl e natės pranverore hyn edhe ajo Nė shtėpi, plot me lule tė kuqe e tė kaltra.
Pėrse je kaq e frymėzuar, kaq e lehtė? Pėrse fustani yt vallėzon nėpėr kadifin e qetėsisė Me njė ėndėrr lumturie tė thurur kaq bukur?
A ėndėrron ti pėr parfume ngacmuese
Qė t'i bėjnė lėvizjet e tua kundermonjėse
Dhe perdet tė dridhen nga fryma e kohės
Si fletėt qė bien nga plepat e vjetėr?
A do ta ndėrroje ti aromėn e butė tė njė peme,
Me fėshfėrimėn e ndrojtur tė qershive?
E Dashur, sa e dua kėtė lumturi
Qė buron prej trupit tėnd,
Si njė fllad i ardhur nga deti
Qė shkon drejt pyllit me pisha!
Hajde, tė lutem, tė mė mėsosh
Artin e harmonisė me dritėn e qiellit,
Gramatikėn e dashurisė sė bimėve tė gjalla,
Dhe kuptimin e yjeve tė ndezur nė zemėr.
Jam shumė i lodhur !
Por shpirti im kėrkon tė flasė pa pushim
Gjuhėn e virgjėr tė lėndinave
Dhe tė dėshifrojė fshehtėsitė
E « Tablettes de buis d'Apronenia Avitia ! »
Mė thuaj se me ēfarė lloj arti tė pashprehur
Dashuria i zhvendos pa pushim kufijtė
Ndėrsa unė, i harruar nė melankolinė time,
Dėgjoj kėngė qė mė ngjajnė me ato tė mėllenjave !
Thuamė, pra, shpirt im,
What is a heart ?

Nė Paris, kėtė tė diel tė 6 shkurtit, Anno Christi 2005

IV.

TRI PSHERĖTIMA

E ēfarė mund t'ju them mė qartė se kėto fjalė :
Koha ėshtė e mirė nė pemishten e paqtė tė kumbullave,
Le tė pushojmė kėtu, tė mbėshtetur nė lėvoren e tyre tė butė.

*

Njė grua me freskore fildishi tund flokėt e saj
Nėn shiun e petaleve. Ajo kėndon. Ajo hesht.
Ēfarė shprehin fjalėt e saj ? Ēfarė fsheh heshtja e saj e bukur ?

*

Melodi e heshtur e meshkujve tė bletėve,
Kėngė elegjiake e bletėve, pėrsipėr
Shtėpisė sime, plot me miq qė qeshin e mė duan.

(Vjersha tė shkurtėra nga vėllimi me poezi Momente pėrjetėsie, 2001)

V.

TI JE MIK I VĖRTETĖ

Ti je, Mik i shkėlqyer, mot qė tė bėn tė dridhesh
Zemėr e mendimit dhe shpirt i diturisė,
Drithmė gjethesh qė mbrėmja e dashuruar
E mbush me puthjet e delirit tė saj hyjnor.


E diel, 7 dhjetor 2008

BILBILI I MAJIT

Jeton Kelmendit

« Ti e njeh pranverėn vetėm nga lulet… »

Paul Gιraldy

E dėgjoj shumė herėt nė mėngjes. Kėtė zė tė mrekullueshėm, kėtė harmoni trillesh tė mėndafshta, kėto shpėrthime drite plot me nuanca, kėto alegro, largos, kreshendo tė pėrpikta et kaq tė fuqishme !  

Nata ėshtė e kthjellėt dhe valėzuese si atlas. Ky trup i vogėl, fėrgėllimė lirike prej ekzaltimit dashuror, dridhet mbi gjethet e buta praverore. Melodia e tij karakteristike, legjendare, e paharruar dhe kėnga e tij ngjyrė qelqi vrapojnė si rrėke uji tė kulluara duke u drithėruar nėpėr pyllin e dendur,  nga pema nė pemė, nga gėmusha nė gėmushė.

Gjithηka nė kėtė natė maji duket sikur ėshtė krijuar nga pėrkėdhelja, tejdukshmėria dhe butėsia. Delikati dhe i vogli bilbil ! Gjithmonė i padukshėm, i pėrunjėt, fshehur nė pendlat e tij prej murgu. E pra, dashuria e tij ėshtė muzikė me nota tė tejndritshme.

Me fytyrėn nėn rrezet e hėnės, rri e shijoj drithėrimat vajtuese tė kėtij flauti magjik, murmurimat et fyellit rustik, heshtjet e tij tė shkurtra dhe nga mallėngjimi mezi mbaj lotėt e ngashėrimin. Ηaste qetėsie e ηlirimi elegjiak, ėndėrrime tė trallisura plot me mister e shenjtėri.

As mullibardha me zė magjiplotė, as mėllenja muzikante, as zėri i hollė i zogut tė lumenjėve, as ηafkėlorja e shkathėt dhe lozanjare me kokėn tė mbuluar me tyl tė zi, asnjė shpend imitues e fjalėshumė s'mund tė matet me artin e paarritshėm tė tij.

Vetėm zėri i tij prej diamanti derdhet nėpėr hije me njė bukuri mahnitėse. Vetėm zėri i tij ėshtė drithėrimė, flatėrimė, luhatje e valėzim. Vetėm ai shndėrrohet nė njė kėngė tė ėmbėl.

Dhe pastaj nuk e dėgjojmė mė. Zemrėn na e pushton njė zi e rėndė vjeshore. Ai niset drejt Afrikės sė hareshme, drejt netėve tė bukura tropikale, drejt zhegut tė  tokave tė kuqe. Andej ku zemra tė tjera rinore, tė pastra e tė dashuruara e presin me sytė qė shkėlqejnė prej ngazėllimit.



KAM NEVOJE PER JARGAVANIN

Nė Orlando

E di,
Dashuria juaj ėshtė shėnuar virgjėrish
Me bojė simpatike
Nė faqet e heshtura
Tė kėsaj letre!

Pėr tė lexuar fjalėt e butėsisė,
Unė duhet t'i afrohem
Flakės sė zemrės sime
tė fletės,

Po dal si letėr
I shėnjosur, i hutuar, i shqetėsuar,
Qartėsi e ēmuar
E njė rrėfimin!

Duke qenė fllad i lehtė nate
Kush u dhuroi shqetėsim
Dritave tė vogla dridhje
Xixėllonjash.

Duke qenė rėndesa e lehtė
E pėrjetėsisė
Kush dikton nė mėngjes
poemėn e tij!

Mik,

Pėr tė lexuar fjalėt tuaja
Kam nevojė pėr trėndafila
Qė lundrojnė nėn aromėn e tyre
shtėpitė nė qytet!

Unė kam nevojė pėr jargavanin
pėr tė ruajtur jetėn tuaj
nė dorėn time!

Paris, 5 korrik 2008


ME PAK FJALE

Njė Alaksandrian Saran  

"Oh, hesht ti, kur tė kesh shtrirė pėr tokė terrorin brenda teje"

                                             Alian Jouffroy

Ēastet e dendura
Shpendėt shtegėtarė,
Si vello nė ngushticėn e qiellit
Rrėnjėt e shkurreve,
Padukshėm, drejt frutave pjekur
Dhe yjet e zbehtė,
Poemė e vdekur.

Mė e butė
se tufat e leshta
E bardhė
Muzikė e Schubertit
Shpirti i tij ecėn si avull
Nė krye
Fėmijėt kanė fjetur!

Pėrkryeshmėri,

Paris, kohe korrik 2008


BISHTĖTUNDĖSAT

Pėr  Karoline Pfeiffer

"Ai rrethuar nga kuzhina-kozmosi "

                   Toshio Kiyosaki

Fole bishtėtundėsash -
Njė yll i zgjuar i ėmbėldritės
Gjumi ngjyrė jargavani i zogjve
Kalonte nė ėmbėlsi tė dashurisė.

Ajri pėrreth veshur plot
Pilivesa tė ēmuara!

Me zemrėn, gjithmonė lakuriq
Shkon deri ne thellėsi tė kohės

Pėr tė humbur nė atė qė dikur ishte
Dridhje dhe udhė.

Nė Fleurigny tė Normandisė, kėtė tė hėnė mė  31 mars 2008



KOHIMI RENDOR

Kushtuar Abul Qasim Hassan ibn Ahmad 'Unsuri

"Le tė bjerė nė hi
gjithēka duhet tė bėhet hi "
                      Rabindranath Tagore

Fijet e buta gjelbėrimeve tė shumta shpirti i tij i mahnitur
Nė kupat e kthjellėta blu qepallat gjysmėmbyllura
Le tė mbetet ai, Princi im, aroma e shkėlqimit tė shėnimeve,
Tė letrave tė pashkruara, tė fjalėve tė pashqiptuara.

Rueil-Malmaison, mė 8 qershor 2008


BURIM NATE

Pėr Bustros Sabine

“e mbledhur veten,
mė thėrret
deri nė tė vėrtetėn time "

     Athanas Vanchev e Thracy

Midis dy gonxhesh te reja tė lule kamelias
Hėnė e plotė,
falenderim i pakapshėm, i hollė, prekės,
Trini e ėmbėl e  butėsisė.

Nė Fleurigny tė Normandisė tė dielėn mė 30 mars, Anno
Krishtit Tabela e pėrmbajtjeve (MMVIII)


ZAMBAKĖ  DHE TRĖNDAFILA NĖ PARAJSĖ

Pėr dajėn tim Aleksandėr
 
"Sepse u bėra burrė nėn kujtimet e mia"

     Jose Angel Valente

Hijet e tė vdekurve tanė vijnė si vela
Rrėshqitur mbi ujėrat kristal tė oqeanit,
Dhe natėn e pamasė grumbullojnė dėnesėn  
Udhėtimit tė tyre tė fundit nė shtrėngimin astral.

Nė Paris, e premte, 2 maj,
Anno Krishtit Tabela e pėrmbajtjeve (MMVIII)


PESE GJETHET E GESHTENJES

Pėr Zitėn

"Nė port
 fundverės
kujtimet mė shfaqen. "

   Akio Bin

I.

Akira Ogushi t

Tufė fjalėsh mureve -
tokės sė kuqe
Duke kaluar vitet, duke kaluar stinėt.

II.

Kadokawa Haruki

Era e vjeshtės
fishkėllimė me gjethet e kuqe lisi
Kullon vetmi nga muret.

III.

Sugawa Yoko

Njė fletė bie qelibartė
Plep -
shoqėron njė lot,
Unė jam i vjetėr!

IV.

Nakahara Michio

Ti lexon me zė tė lartė njė poemė
Gjethe gėshtenjash bien,
Vjeshta
nė flokėt tona.

V.

Kimura Toshio

Heshtja e vjeshtės e lėngshme
Grykėt e kuqe pėrlajnė me hir
kokrrat e rrushit --
shoku im mė ofron
njė dardhė.

Paris, 5 korrik, 2008


EPIGRAFI - LULE SHĖN GJERGJI

"Frumentum Christi sum..."

Kalimtar, kėtu pushon Athanasi-
Vesa e mėngjesit ėshtė qefi i tij,
Zambakėt e luginės, varri i tij --
Jeta e tij ishte njė poemė,
Poemė qė do tė mbetet nė pėrjetėsi!

Paris, 2 May, 2008

Pėrzgjedhur dhe pėrkthyer nė shqip nga Jeton Kelmendi


Comment On This Poem --- Vote for this poem
POEMS (Albanian)

850,426 Poems Read

Sponsors