Poetic-Verses from ATHANASE

Five poems (Albanian)

Friday, November 28, 2008

Athanase Vantchev de Thracy ne shqip
 

Pėrktheu Gjovalin Kola, pėrgatiti pėr botim Jeton Kelmendi
Athanase Vantchev de Thracy ėshtė pa dyshim njėri nga poetėt mė tė mėdhenj bashkėkohės francezė. I lindur mė 3 janar 1940, nė Haskovo tė Bullgarisė, ky poliglot me kulturė tė jashtėzakonshme ndjek pėr shtatėmbėdhjetė vjet me radhė studime tė larta nė disa nga universitetet mė tė njohura tė Evropės, ku ai fiton njohuri tė thella pėr poezinė botėrore.
Athanase Vantchev de Thracy ėshtė autor i 28 pėrmbledhjeve me poezi (tė shkruara nė varg klasik dhe tė lirė), ku ai pėrdor gjithė spektrin e prozodisė : epopenė, odėn, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitė, rondon, satirėn, hymin, épigramin, epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu njė numėr monografish si dhe punimin e doktoraturės, Simbolika e dritės nė poezinė e Paul Verlaine-it. Nė bullgarisht, ai shkruan njė studim pėr shkrimtarin epikurian Pétrone, tė mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i Neron-it, autor i romanit Satirikon, si dhe njė studim nė gjuhėn ruse me titull Poetika dhe metafizika nė veprėn e Dostojevskit.
Duke qenė njė njohės shumė i mirė i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy shkruan mjaft artikuj pėr poezinė greke e latine. Kurse gjatė qnėdrimit tė tij prej dy vjetėsh nė Tunizi, ai boton njėra pas tjetrės tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – i fejuari i kaltėrsisė dhe Mozaikėt e qytetit tė Thysdrus-it.
Ai studion pėr shumė vite me radhė islamin dhe vendet e Lindjes si Sirinė, Turqinė, Libanin, Arabinė Saudite, Jordaninė, Irakun, Egjiptin, Marokun, Tunizinė, Mauritaninė dhe Taxhikistanin, ku kalon edhe njė pjesė tė jetės sė tij. Nė kėtė periudhė, ai pėrshtat nė gjuhėn frėnge veprėn historike tė Mustafa Tlass-it Zenobie, mbretėresha e Palmyre-it.
Ai qėdron gjithashtu dy vjet nė Rusi (1993-1994) pėr tė studiuar poezinė ruse. Pėrkthyes i njė plejade tė tėrė poetėsh, Athanase Vantchev de Thracy ėshtė nderuar me shumė ēmime letrare e ndėrkombėtare, midis tė cilėve me Ēmimin e Madh Ndėrkombėtar tė Poezisė Solenzara. Ai ėshtė laureat i Akademisė Franceze, anėtar i Akademisė Evropiane tė Shkencave, Arteve dhe tė Letėrsisė, Docteur honoris causa i Universitit tė Veliko Tarnovo-s, nė Bullgari, laureat i Ministrisė sė Punėve tė Jashtmė tė Francės, anėtar i P.E.N Club-it francez, i Shoqatės sė Shkrimtarėve francezė si dhe i Shtėpisė sė Shkrimtarėve dhe tė letėrsisė nė Francė.
Poezitė e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja.

Vepra poetike

- Flakėrime (1970).
- Hije e marrėzi (1971).
- Polyhymnia (1981)
- Libri i transparencave (1981)
- Orė e Stinė (1981)
- Ti, Virgjėreshė e zjarrit (1985), ribotuar mė 2001 dhe 2002
- Oaz, fytyra drite (1986)
- Strofa pentacorde(1986)
- Animula vagula, blandula (1986)
- Sonetet e Damaskut (1987)
- Elozh drite (1987)
- Libėr pėr oktavat (1987)
- Leptis-Minor (sonete romane)
- Pėrmbi Fjalėt (1988)
- Anamnezė (1991), ribotim i zgjeruar(2006)
- Vetmia e Tridhjetė (1992)
- Trallisje, pasuar nga Shkėlqimet (1992)
- Kėngė homofonike (1997)
- Zėra tė bukur antikė (2000)
- Befas, njė drithėrimė ėngjėllore (2000)
- Momente pėrjetėsie (2001)
- Anale dhe pėrshpirtje (2002
- Epopteia ( Soditje sublime) 2003.

- Elegji (2003)

- Ora e Nėntė (2004)
- Mėshirė, o Zot (2005)
- Kėshtu bėhen njerėzit (2006)
- Dhe deti kthehej nė kėngė (2007)




DHEMBSHURI
 
Carolina di Gregorio-s


Sa i kthjellėt ėshtė ky mėngjes, e ėmbla ime, Carolina,
Kėtė e dinė edhe trishtilat qė luajnė
Kukafshehtas me flladin si pėlhurė xixėlluese.
Zėra fėmijėsh gjallojnė lumturisht rrugėve
E shpėrthejnė si kėmbana kristali
Nė ajrin e tejdukshėm.
E qeshur, ti shtrin nga dritarja krahėt e tu Tė Tė brishtė drejt gėzimit tė padukshėm
Nga kraharorėt e tyre fėrgėllues,
Dhe ndjesitė e tua, nėn puthjet e pastėrvitua
Tė diellit adoleshent
Rezonojnė si kordat
E harpės!
Mos u pėrkul mė tepėr drejt
Hapėsirės sė dritares,
Engjėlli im i Bukurisė !
Ti mund tė biesh nė greminė
Nga zemra ime, ku vetėm ti,
Nė kėtė pranverė tė qeshur,
E veshur me zefir e trėndafilė,
Mbretėron si Afėrditė,
E madhe, e panėnshtruar,
Perėndeshė e pashoqe
E Bukurisė, e Dashurisė
Dhe e Dhembshurisė !
Paris, e martė, mė 24 shkurt 2004


FJALĖ KALTĖRSIE

Stephen-it

« Kėrkoj pa pushim sytė e asaj
Qė ishte pėr mua aq e bukur »

Perandori Wou

Ne e donim detin, valėt et qeta tė ujit
Gjelbėrimin mahnitės tė fushave e kodrinav e Librin e qetėsisė dhe muzikėn hyjnore Tė vargjeve tė Teokritit nė hije tė pemėve luleberadha


Fleurigny – Touques, kėtė tė martė tė 1 janarit 2008



HYR DHE NDIZE DRITĖN

« My God, what is a heart? »

George Herbert-it (1593-1633)

Hyr et ndize dritėn dhe qesh ! Kėnga e ėmbėl et natės pranverore hyn edhe ajo Nė shtėpi, plot me lule tė kuqe e tė kaltra.
Pėrse je kaq e frymėzuar, kaq e lehtė ? Pėrse fustani yt vallėzon nėpėr kadifin e qetėsisė Me njė ėndėrr lumturie tė thurur kaq bukur ?
A ėndėrron ti pėr parfume ngacmuese Qė t'i bėjnė lėvizjet e tua kundermonjėse Dhe perdet tė dridhen nga fryma e kohės Si fletėt qė bien nga plepat e vjetėr ?
A do ta ndėrroje ti aromėn e butė tė njė peme,
Me fėshfėrimėn e ndrojtur tė qershive ?
E Dashur, sa e dua kėtė lumturi
Qė buron prej trupit tėnd,
Si njė fllad i ardhur nga deti
Qė shkon drejt pyllit me pisha!
Hajde, tė lutem, tė mė mėsosh
Artin e harmonisė me dritėn e qiellit,
Gramatikėn e dashurisė sė bimėve tė gjalla,
Dhe kuptimin e yjeve tė ndezur nė zemėr.
Jam shumė i lodhur !
Por shpirti im kėrkon tė flasė pa pushim
Gjuhėn e virgjėr tė lėndinave
Dhe tė dėshifrojė fshehtėsitė
E « Tablettes de buis d'Apronenia Avitia ! »
Mė thuaj se me ēfarė lloj arti tė pashprehur
Dashuria i zhvendos pa pushim kufijtė
Ndėrsa unė, i harruar nė melankolinė time,
Dėgjoj kėngė qė mė ngjajnė me ato tė mėllenjave !
Thuamė, pra, shpirt im,
What is a heart ?

Nė Paris, kėtė tė diel tė 6 shkurtit, Anno Christi 2005



TRI PSHERĖTIMA

E ēfarė mund t'ju them mė qartė se kėto fjalė :
Koha ėshtė e mirė nė pemishten e paqtė tė kumbullave,
Le tė pushojmė kėtu, tė mbėshtetur nė lėvorėn e tyre tė butė.

*
Njė grua me freskore fildishi tund flokėt e saj
Nėn shiun e petaleve. Ajo kėndon. Ajo hesht.
Ēfarė shprehin fjalėt e saj ? Ēfarė fsheh heshtja e saj e bukur ?

*
Melodi e heshtur e meshkujve tė bletėve,
Kėngė elegjiake et bletėve, pėrsipėr
Shtėpisė sime, plot me miq qė qeshin e mė duan.

(Vjersha tė shkurtėra nga vėllimi me poezi Momente pėrjetėsie, 2001)

TI JE MIK I VĖRTETĖ

Ti je, Mik i shkėlqyer, mot qė tė bėn tė dridhesh
Zemėr e mendimit dhe shpirt i diturisė,
Drithmė gjethesh qė mbrėmja e dashuruar
E mbush me puthjet e delirit tė saj hyjnor.

Translated in Albanian by the eminent poet Jeton Kelmendi


Comment On This Poem --- Vote for this poem
Five poems (Albanian)

850,159 Poems Read

Sponsors